Total Pageviews

Thursday, November 28, 2013

Hypericum Perforatum

Njihet si lulebalsami ose kantarioni, që është bimë shumë vjecare, me kërcell të drejtë dhe rritet deri në 1m. Gjethet kanë ngjyrë të gjelbert në të verdhë. Lulet qelin në fund të pranverës dhe në fillim të verës.Bima  rritet në livadhe dhe i duron temperaturat e ndryshme . Ajo rritet kryesisht në pjesën juglindore të Europes por edhe në vendet e tjera të botës. Ajo gjithashtu rritet edhe në vendin tonë.



  

Indikacionet : për trajtimin e depresionit ,sidomos te fëmijët dhe adoleshentët.

Komponentet  më të studiuara të bimës janë hipericina dhe pseudohipericina.
Ka efekte të ngjashme me antidepresantët standard.Shkalla e efekteve anësore ishte sa gjysma e efekteve të SSRI anitidepresanteeve të ri dhe sa 1/5 e antidepresantëve tetraciklik.

Hypermicum perforatum është studiuar për efektet në trajtimin e sëmundjeve mentale . Përbërësi më i madhe kimik hipericina mund të përdoret për trajtimin e alkooholizmit edhe pse dozimi,siguria dhe efektet nuk janë studiuar shumë.
                                                       
Hiperforina ka efekt mbi bakteriet Gram-pozitive.

Prej bimes nxirret ekstrakt vajor që mund të perdoret si ilaq për plagë ,djegje dhe dhimbje të muskujve. Efektet positive të bimës i referohen hiperforinees për shkak se mund të ketë efekt antibakterial dhe anti-inflamatorë si dhe tolerohet mirë nga lëkura e irrituar
Lehtëson dëmtimet në rastet e memorjes afatgjate.

Mekanizmi i veprimit : inhibim i serotonines. 
Hiperforina dhe adhiperforina janë antagonist të receptorëve TRPC6 dhe shkaktojnë inhibim të monaminave (si dopamine,norepinefrina,serotonina). Inhibojnë serotoninen  e këtyre neurotransmiterëve duke rritur sasine e joneve të Na intracelularë.

Interaksionet farmakokinetike : është vërtetuar se shkakton interaksione të shumta me enzimet citokrom P450, CYP3A4 dh4 dhe CYP2C9 vetëm te femrat. Hypermicum perforatum gjithashtu shkaton interaksion edhe me P-glikoproteinat.


Efektet anësore : në sistemin gastrointestinal,marramendje lodhje, gjumë sjellje. Gjithashtu e ulë nivelin e estrogjenit sikurse edhe të estradiolit.Hypermicum perforatum nuk duhet të përdoret nga femrat të cilat përdorin barna kontraceptive.
Është bimë helmuese për bagëtine.

Shenjat e helmimit : shqetësim i përgjithshëm dhe acarim i lëkurës në zonat jo të pigmentuara dhe të pa mbrojtura. Kjo shkakton kruarje dhe fërkim  e ndjekur  nga inflamacioni i mëtutjeshëm, djersitjee dhe lezione. Zakonisht preken këmbët dhe sëmundjet e gojës.
Duhet theksuar se Hipermicum perforatum e rrit sensitivitetin ndaj dritës së djellit pra është fototoksik.

1 comment:

  1. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete