Grupi më i rëndësishëm i barnave për trajtimin e
dhembjeve-analgjetike , proceseve inflamatore-antiflogistik si dhe për trajtimin
e zjarrmive -antipiretik. Inhibojnë në mënyrë reversibilë cikooksigjenazat
(COX-1 dhe COX-2). Ciklooksigjenazat janë enzima të lokalizuara në retikulumin
endoplazmatik të cilat formojnë acidin arahidonik na ku fillon krijimi pastaj i
substancave me veprim lokal si : prostaglandinat, tromboksanet dhe
prostaciklinat.
ASPIRINA (acidi acetilsalicilik)
Aspirina ka veprim potent antipiretik,analgjetik dhe antiflogistik si ka veprimë në agregimin e trombociteve. Bënë frenim ireverzibil të ciklooksigjenazave dhe rrjedhimisht inhibon sintezën e mediatorëve kimik të inflamacionit. Është edhe frenues i agregimin të trombociteve (tableta 30,50,100 mg psh për profilaksen e re-infarktit).
Veprimi i saj varet nga doza si:
- efekt antiagregor (100-300 mg/ditë)
- efekt antipiretik (300-500 mg/ditë)
- doza më të larta ka efekt anti-inflamator.
DERIVATET E ACIDIT PROPIONIK : Ibuprofen, Naproksen, Ketoprofen
Përdoret çdo 6-8 orë preferohet me ushqim si dhe doza maksimale ditore është 2.4 gram. Duhet t`i shmangen përdorimit të tyre personat me probleme homostatike dhe me histori të hipersenzitivitetit në aspirinë.
DERIVATET E ACIDIT ARILACETIK :
Diklofenaku, Aceklofenak, Bufeksamak, Ketorolak
DIKLOFENAK , VOLTAREN®, oral,parenteral,lokal në
formë të kremave ose si fllaster.
Inhibon në mënyrë reversibile ciklooksigjenazën. Është bari më potent në këtë grupi dhe më i përdoruri në Europë . Përdoret për trajtimin afatgjatë të osteoartritit, trajtim afatshkur të dhembjeve akute muskuloskeletore, dhimbjeve postoperative dhe dismonorresë primare.
Inhibon në mënyrë reversibile ciklooksigjenazën. Është bari më potent në këtë grupi dhe më i përdoruri në Europë . Përdoret për trajtimin afatgjatë të osteoartritit, trajtim afatshkur të dhembjeve akute muskuloskeletore, dhimbjeve postoperative dhe dismonorresë primare.
DERIVATET E ACIDIT INDOLACETIK : Indometacina,Sulindaku, Etodolaku.
Perdoren më rrallë për shkatë të toksicitetit që kanë. Gjejnë përdorim te
trajtimi i sëmundjeve reumatizmale.
DERIVATET E PARA-AMINOFENOLIT hynë : Paracetamoli
PARACETAMOL , BEN-U-RON®,MEXALEN®, TYLENOL®,SARIDON®
i kombinuar
Ndryshe quhet edhe Acetaminofeni që është ndër antipiretikët më të përdorur sot.Ka veprim analgjetik dhe antipiretik ndërsa i mungojnë veprimi antiflogistik dhe antiagregator.
Doza individuale : 500-1000 mg.
Pasi i mungojnë efektet anësore është shumë i mirë
edhe te të sëmurët me ulçerë gastroduodenale,si dhe te personat që kanë tendencë
për gjakosje. Gjithashtu është bari i zgjedhur tek fëmijët me infeksione virale
dhe te gratë shtatzëna.
Kujdes: I përdorur me pije alkoolike madje vetëm 10 tableta 500mg mund të jenë vdekjepruse!
No comments:
Post a Comment