Që nga lashtësia njeriu ka provuar t`i shëroj plagët dhe sëmundjet .Në mesjetë kishte "doracakë barnash" ku shumë bimë
rekomandoheshin si ilaçe shëruese.Sot kërkohet vërtetim
objektiv i veprimit të secilit medikament,nga qindra lloje bimësh të cilave u përshkruhen
vetit e tyre shëruese.
Nga flora jonë kemi shumë bimë që përdoren prej kohësh
si substanca të rëndësishme mjekësore.
Atropa belladonna një bimë e cila rritet
në Mesdhe (familja Solanaceae),në të gjitha pjesët e saj përmban alkaloidin
Atropin(dhe në sasi më të vogël Scopolamin). Që në kohër antike është ditur
veprimi i drogës,është përdorur për zgjerimin e pupilave në formë të pikave pëe
sy për të shtuar atraktivitetin e grave të bukura. Në shekullin e XIX i njihet
edhe struktura e saj kimike dhe sot përdoret si antagonist kompetitivë i
receptorëve të acetilkolinës të tipit muskarinik.
Salix alba në lëvoren e saj përmban
derivatet të acidit salicilik. Preparatet nga lëvorja e shelgut janë përdorur që
nga lashtësia. Në shek. XIX u izolua acidi salicilik. Ky acid i thjeshtë edhe
sot pëedoret si externum (veprim keratolitik) mirpo nuk merret më oralisht kundër
dhembjeve,reaksioneve inflamatore dhe temperaturës. Acetilimi i acidit acetik në
acidin acetil salicilik (Aspirin®) ka përmirësuar marrjen orale.
Colchicum autumnale bënë pjesë në
familjen liliace dhe lulëzon nëpër lëdina në verë të vonë/vjeshtë , ndërsa
gjethet dhe faroret paraqiten në pranverën e ardhshme. Të gjitha pjesët e bimës përmbajnë alkaloidin Colchicin. Kjo
substancë pengon polimerizimin e tubuleve në mikrotubule të cilat janë
përgjegjëse për proceset e lëvizjeve brenda qelizore. Kështu nën ndikimin e
Colchicinës makrofagjet dhe neutrofilet humbin aftësinë e transportit
brendaqelizor të organeleve qelizore. Colchina e pengon edhe mitozën e cila
bllokohet në metafazë (helm i boshtit të ndarjes)
No comments:
Post a Comment