Total Pageviews

Tuesday, February 4, 2014

Antidotët tek mbidozimi me barna

Barnat hynë në shkaktarët më të madhenj  të helmimeve dhe vetvrasjeve. Nje bari dallon nga një helm vetëm nga doza, rrjedhimisht çdo bari i përdorur mbi dozën terapeutike mund të shkaktojë efekte negative e edhe vdekjen. Kjo bëhet më e dukshme tek barnat me gjerësi terapeutike të ngushtë shembull benzodiazepinat apo litiumi.

Antidotët përdoren në rast të mbidozimit me medikamente por edhe tek helmimet e ndryshme. Grupi dhe ndarja e tyre ështe e vështirë shkaku i veprimit specifik të barnave si dhe struktures kimike të ndryshme. Disa prej tyre janë :
 
Physiostigmina tek intoksikimi me Atropinë,
 
Naloxoni tek helmimi me opioide ,
 
Flumazenili te mbidozimi me Benzodiazepina, 
 
N -acetylcysteina te mbidozimi me Paracetamol ,
 
Ndërtuesit e helateve shërbejnë si antidotë tek intoksikimet me metale të rënda si psh Na2Ca-EDTA shërben për terapi te hemimi me plumb,
 
Taninet (gjenden në kafe ose çaj) antidotë për alkaloide ku formojnë produkte të patretshme.

No comments:

Post a Comment