Helicobacter pylori është një bakterie e cila hynë në
organizëm përmes ushqimit apo ujit dhe pas disa viteve mund të shkaktojnë
ulçera si dhe mos shërimi i saj mund të jap edhe kancer të lukthit.
Infeksioni me H.pylori është mjaft i zakonshëm,rreth 2/3 e
popullsisë së paku një herë e kanë këtë infeksion. Për shumicën e njerëzve nuk
shkaktonë ulçerë apo ndonjë simptomë tjetër.
Acidi klorhidrik dhe lëngut gastrik sjell zvogëlim të faktorëve mbrojtës ku edhe paraqitet ulçerës peptike. Qasja terapeutike bëhet duke:
· Dobësuar forcat agresive përmes barna që e ulin aciditetin
· Rritja e forcave mbrojtëse përmes barnave mukozëmbrojtës
· Largimi i Helicobacter pylori.
Sipas mekanizmit të veprimit barnat
që përdoren për trajtim janë:
Neutralizuesit e acidit gastrik :
Antacidet
Më të zakonshmet hidroksidi i
magnezit Mg(OH)2 ,hidroksidi
i aluminit Al(OH)3 si dhe bikarbonati i natriumit apo soda e bukës
NaHCO3
Efektet anësore : Për Mg(OH)2 është
diarea, për Al(OH)3 është konstipacioni kurse NaHCO3 pasi
që absorbohet mund të shkaktoj alkalozë si dhe retencion të Na.
Inhibuesit e sekretimit të acidit
gastrik
Bllokuesit e receptorëve H2 histaminik
ku hynë: Cimetidina,Rantidina,Famotidina dhe Nizatidina
Inhibuesit e pompës protonike (IPP)
ku hynë: Omeprazoli, Esomeprazoli, Lansoprazoli, Pantoprazoli dhe Rabeprazoli. Janë barnat më efektive që aktivizohen në ambient acidik. Inhibues ireverzibil per pompën
protonike H+ ,K+-ATP-azën, prandaj edhe grupi më i rëndësishëm.
Omeprazol : Losec® tableta 20mg që përdoren 2 x 1 në ditë ose 40mg 1 x 1 në dite.
Esomeprazol : Nexium® tableta
gastrorezistente 20 dhe 40 mg
Lansoprazol , Agopton®
Pentoprazol, Pantoloc® ,Zurcal® , Helipac® kombinim me amoksicilinen dhe klaritomicinen.
Rabeprazol-Na , Pariet® , 10 dhe 20 mg tableta.
Barnat mbrojtëse të mukozës janë: Sukralfati, analogët e prostaglandinave që
inhibojnë sekretimin e HCl psh. Misoprostoli dhe kripërat e bismutit koloidal
Antimikrobikët për laegimin e H.pylorit : Amoksicilina ,Klaritomicina , Metronidazoli
Regjimi terapeutik mund të jetë triplet : një inhibues i pompës protonike,Klaritomicinës dhe Amoksicilinës ose Metronidazolit. Ose regjimi kuadriplet ku kemi dhënjen e Bizmutit, një IPP , Metronidazol si dhe bari i katërt Amoksicilina,Klaritromicina ose Tetraciklina. Shembull i nj
Omeprazol 20mg 2x1
Metronidazol 400mg 2x1
Klaritromicinë 250mg 2x1
Falemnderit shumë që e ki nda këtë artikull, por dashta me të pytë a din ndonjë kombinim efektiv të barnave për shërim të ksaj smundjeje.
ReplyDeletePo si kombinim i pershtatshem kish mujt me qene: Lansoprazoli me Klaritromicine dhe me Metronidazol. Zakonisht nevojitet terapi nje javore (por ka perjashtime per kohezgjatjen e saj).
DeleteBarnat qe perdoren kunder pickimeve te bletes
ReplyDelete