Produkte të pasura me isoflavone janë familja Trifolium pratense ku
hynë : Soja dhe produktet e saj si dhe Tërfilli. Gjenden sasi të konsideruar
edhe në farat e lirit, drithërave,
pemëve dhe perimeve. Rekomandohet marrja 40-50 mg/ditë.
Veprimi i tyre në organizëm : është si modulator selektiv të
receptorëve estrogjenik si dhe kanë efekt antioksidativ duke e mbrojtur
organizmin nga radikalet e lira.Receptorët estrogjenik janë të pranishëm në
organet riprodhuese, në eshtra, mëlçi, zemër dhe tru.
Studimet e tanishme janë të fokusuara rreth selektivitetit të
fitoestrogjeneve sepse efekti i tyre anti-estrogjenik në organet riprodhuese
mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancereve "hormon-dependent"
(ku hynë i gjirit,mitrës dhe prostatës) , ndërsa efekti estrogjenik ndihmonë
në ruajtjen e dendësisë së eshtrave dhe rregullojnë pasqyren e gjakut.
Prandaj indikacionet e mundëshme janë : Në uljen e
LDL-kolesterinës (e autorizuar nga FDA), efekt antioksidativ, dilatim të enëve
të kalcifikuara të gjakut, reduktim të çrregullimeve të kushtëzuara nga
menopauza ku hynë valët e nxehtësisë, çrregullimet e gjumit, atrofia e
sistemit urogjenital si dhe osteoporoza.
Testet klinike deri më tani ofrojnë prova për rolin mbrojtës të produkteve të sojës kundër kancerit të gjirit, të zorrës se trashë , mushkrive , stomakut dhe prostatës.
Te kanceri i gjirit : kanë efekt në zgjatje sinjifikante të fazës folikulare në ciklin menstrual, kjo shihet në popujt Aziatik ku psh. te japonezet cikli menstrual është 2-3 ditë më i gjatë sesa në Europë dhe SHBA . Për faktin se shpejtësia e ndarjes së qelizave në gjëndrrat e gjinjëve gjatë fazës folikulare është rreth 4 herë më e vogël se në fazën tjetër të ciklit menstrual pritet një rrezik më i vogël i paraqitjes së kancerit të gjirit.
Për më shumë:
No comments:
Post a Comment