Sot kemi më shumë se 1.9 milard të rritur qe janë në mbipeshë, ku 600 milion prej tyre janë obezë dhe vazhdimisht është në rritje në vendet e industrializuara.
Mbipesha dhe obeziteti definohen si grumbullim i tepër i yndyrnave në trupin tonë.
Si
tregues sasior për vlersimin e mbipeshës përdoret indeksi
i masës trupore - (BMI - Body mass index ) i cili llogaritet:
BMI=pesha trupore pjestuar me gjatësisë trupore në katrorë.
Vlerat normale 18.5 - 24.9
Mbipesha 25 - 29.9
Obeziteti mbi 30
Mbipesha 25 - 29.9
Obeziteti mbi 30
Sëmundjet
dytësore rezultuese nga mbipesha janë :
Sëmundjet kardiovaskulare ( kryesisht në zemër dhe sulmet në
tru)
Diabeti mellitus tipi 2
Çrregullimet metabolike të lipideve që janë shkaktarë të
arteriosklerozës
Çrregullime në nyje, shkaku i mbingarkesës së tyre - osteoartrit
Si dhe disa lloje të kancereve si endometrial, gjirit, kolonit etj.
Mjekimi i mbipeshës zakonisht mundohet të arrihet me ndërrimin e ushqimit ku duhet të kenë kufizim strikt të kalorive si dhe ushtrime të ndryshme. Deri sa 1kg=3500 kalori preferohet që gjatë një ditë të humben rreth 500 kalori e jo më shumë dhe brenda një jave do të humbet një kg.
Përpjekjet terapeutike
Për fat të keq nuk kemi asnjë medikamenti i cili
do të mund të rekomandohej si mjet dobësues. Kemi zvogëluesit e oreksit
(anorektikët) që veprojnë vetëm për kohë të shkurtër dhe përcillen me efekte anësore.
Shumica e anorektikëve janë derivate të Methaphetaminës të cilat tani janë tërhequr
nga përdorimi. Një parim tjetër veprues paraqet inhibimi i lipazës
pankreatike,e cila në zorrë mundëson përthithjen e yndyrave,kështu ato arrijnë
në segmentet e poshtme të zorrëve dhe shkaktojnë çrregullime:
flatulenc,steatore, detyrim për defektim në rreth 30% të udhqimit. Këto
simptoma u përgjigjen atyre pacientave që kanë hipofunksion të pankreasit.
Orlistat- Xenical® dhe Alli® kapsulla të forta 42 x 60 mg
(rreth 45€ ) dhe 84 x 60mg (rreth 60€)
Frenues i pakthyeshwm i lipazës gastrointestinale.
Në këtë mënyrë orlistati inhibon reasorbimin e yndyrnave dhe
kolesterolit,redukton peshën trupore dhe zbret nivelin e kolesterolit dhe
triglicerideve.
Veprimet anësore: steatore,eliminim i shtuar fekal i
yndyrnave.Mund të vjen deri te hipovitaminoza e vitaminave liposolubile.
No comments:
Post a Comment