Vitamina D - në formë aktive është si D3 që krijohet në lëkurë nga rrezet UV. Ndikon në metabolizmin e Kalciumit si dhe Fosforit. Hynë në përbërjen e preparateve për diellosje. Përdoret për tuberkulozin e lëkurës , psoriazë, ekzemë dhe te infeksionet e përsëritura.
Vitamina C - ka veti antioksidante dhe hynë në ndërtimin e kolagjenit qka ndikon në peroksidimin e lipideve në lëkurë duke ngadalsuar procesin e plakjes së lëkures. Gjithashtu vitamina C shërben për mbrojtjen e rrezeve të diellit si dhe ulë dëmtimin e qelizave duke ndikuar në procesin e shërimit të plagëve.
Vitamina E - ashtu si vitamina C, funksioni kryesorë është në kujdesin e lëkurës për ta mbrojtur nga rrezet e diellit. Kur aplikohet në mënyrë lokale në lëkurë vitamina E absorbon rrezet e dëmshme UV të diellit. Gjithashtu shpejton mitozën e qelizave që vjen deri te deskuamimi i lëkurës që shërben në trajtimin e infeksioneve lëkurore.
Vitamina A - në lëkurë rregullon luspimin e saj si dhe
regjenerimin. Mungesen e saj mund të paraqitet me fytyrë të thatë , flokët
thehen si dhe kanë mungesë të shkëlqimit. Ka efekt teratogjen prandaj nuk
lejohet përdorimi tek shtatzënet. Pasi
ndikon në epitelin normal si dhe shpejton zhvillimin e granulociteve ndikon në
diseborren dhe në aknet vulgare.
Vitamina K - sot gjendet në krema të ndryshme dhe mund të ndihmojë në trajtimin e gjendjeve të ndryshme të lëkures. Pasi funksioni i vitaminës K është në koagulimin e gjakut ajo përdoret te shenjat e fytyrës që kanë pasur ndonjë ndërhyrje kirurgjikale , tek shenjat , te venat marimangë, te rrathët e zi nën sy.
No comments:
Post a Comment