Morfologjia : Është lloj i veshtullës që i takojnë
familjes Santalaceae . Është një shkurre gjysëm
parazitare pasi që procesin e fotosintezës e kryen vet kurse mineralet dhe ujin e merrë nga nikoqiri.Rritet në
kuadër te pemëve si
molla,murrizi,bliri,shelgu dhe plepi dhe varet nga zogjët për të
shpërndarë farat e saj. Ka fryta me ngjyrë të bardhë ose të verdhë i cili përmban një farë
të rrallë të mbushur më lëng xhelatinoz. Veshtulla është me gjelbërim të përhershëm
dhe mban gjethet e gjelbërta edhe gjatë dimrit.
Ekologjia : Edhe pse është bimë parazitare dhe si e tillë
varet nga nikoqiri ku paraziton për vlerat ushqyese ajo kryen fotosintezën që
nënkupton reduktim të dioksidit të karbonit në natyrë,nuk dëmton pemën ku
qëndron si dhe zogjët ushqehen me frytet e saj - manaferrat mirpo është toksike
për njerëzit.
Përhapja : Ndryshe quhet edhe veshtulla europiane gjendet sidomos në Britanin e madhe.
Mitologjia : Enigma e bimës Vicum Album ka gjenë gjithmonë mister se si mundet një bimë ta mbajë
vetën pa rrënjë, me fruta dhe gjethe të gjelbërta madje edhe gjatë dimrit. Nga
shumë popujë është konsideruar si dega e shenjtë.Keltët e konsideronin si
çelësi i qiellit dhe bota e krimit, Thor në mitologjinë greke e konsideronte si
amulet mbrojtës gjithashtu në mitologjinë greke konsiderohet si simbol i
pjellorisë. Edhe sot në shekullin e 21 ende perdoret në Kërshëndella ku lutjet
bëhen afër veshtullës dhe kerkohet bekimi i saj mbrojtëse (sidomos në Franc).
Toksiciteti : Nga Vicum
album është izoluar Viskumina një lecitinë toksike e cila është një proteinë
citotoksike e cila bënë inhibimin e subnjësisë 60S duke e bërë inaktive.Struktura
e saj kimike është ë ngjajshme me inhibuesit tjerë ribozomal si ricini dhe
abrini.
Përdorimi terapeutik
Njihet
edhe si agjent cardioaktive që nënkupton përmirsimin e pulsit,dilatimin e enëve
të gjakut si dhe ulë presionin e gjakut.Ajo njëkohësisht rregullon kokëdhembjen
si dhe marramendjen e shkaktuar nga tensioni i lartë. Mirpo sa i përket
evidencës të deritanishme nuk është e qartë se cila formë e e administrimit
duhet të përdoret për keto efekte.
Instituti
kombëtar i kancerit "HerbMed' e ka cilësuar veshtullën si herb e cila
ndihmon në tretjen e ushqimit,shërimin e konstipacionit kronik si dhe mbetet të
shihen efektet e saja në fshikëzën e tëmthit qe mendohet qe janë stimuluese.
Nga ky institut rekomandohet si bari qe rrit aktivitetin e metabolizmit dhe si
"pastrues i gjakut".
50 vitet e fundit rëndësi të madhe i është kushtuar
efektit të saj shumë premtues kundër kancerit
sepse mendohet që rritë sistemin imunitar si dhe prodhimin e qelizave të
bardha të gjakut.Ende nuk ka prova të mjaftueshme klinike . Nuk është aprovuar
ende nga FNA (Food and drug administration) dhe në shtetë e bashkuara nuk
gjendet në shitje as si ekstrakt as në form të manaferrave.
Në evidencat e marra nga www.Naturalstandard.com
Viscum Album kategorizohet në shkallën C (evidencë e paqartë mjekësore) për
shërimin e : kancerit,hepatitit C,artritit si dhe Hiv-it.
Sot në treg gjendet me emrat : ABNOBAviscum®,, Helixor®, Iscador® , Isorel®,
Lektinol®, Lignum crusis (Latin)Mistelsenker,
Efektet anësore Te personat hipersensitiv alergji në formë të urticaries dhe vasculitit, probleme gastrointestinale (diare, vjellje etj), nocturi – rritje e frekuencës së urinimit, paraqet halucinacione, marramedje, dhimbje të nyjeve dhe eshtrave, është raportuar hepatiti në përdorimin e kësaj bime si dhe dëmtim i enzimave të mëlqisë në doza të mëdha.
D.
Zuber (2004). Biological flora of Central Europe: Viscum album L.
Flora 199, 181-203
Ramm,
H., Urech, K., Scheibler, M. & Grazi, G. (2000). Cultivation and
development of Viscum album.
In: Mistletoe: The Genus Viscum, ed. A. Bussing. Harëood
Academic Publishers.
Becker, H. (2000). European mistletoe
- taxonomy, host trees, parts used, physiology. In: Mistletoe: The GenusViscum,
ed. A. Bussing. Harëood Academic Publishers.
Bown, D. (2008). The Royal Horticultural Society
Encyclopedia of Herbs & Their Uses. Dorling Kindersley, London.
Cooper, M.R. and Johnson, A.W.
(1998). Poisonous Plants and
Fungi in Britain: Animal and Human Poisoning. 2nd Ed. The Stationery
Office, London.
Cooper, M.R., Johnson, A.W. &
Dauncey, E.A. (2003). Poisonous
Plants and Fungi: An Illustrated Guide. 2nd Ed. The Stationery Office,
London.
Duke, J.A. (2001). Handbook of Medicinal Plants.
CRC Press, Boca Raton and London.
Kirkup, D.W., Polhill, R.M. &
Wiens, D. (2000). Viscum in the context of its family
Viscaceae and its diversity in Africa. In:Mistletoe: The Genus Viscum, ed. A. Bussing. Harëood
Academic Publishers.
The
Golden Bough. (a newsletter to
foster the biosystematics of Loranthaceae and Viscaceae). Royal Botanic
Gardens, Kew.
National
Cancer Institute Web site. Mistletoe extracts (PDQ®), March 2012. Accessed at
http://www.cancer.gov/cancertopics/pdq/cam/mistletoe/HealthProfessional on
August 3, 2012.
No comments:
Post a Comment