Total Pageviews

Friday, January 17, 2014

Burim i medikamenteve


Që nga lashtësia njeriu ka provuar t`i shëroj plagët dhe sëmundjet .Në mesjetë kishte "doracakë barnash" ku shumë bimë rekomandoheshin si ilaçe shëruese.Sot kërkohet vërtetim objektiv i veprimit të secilit medikament,nga qindra lloje bimësh të cilave u përshkruhen vetit e tyre shëruese.
Nga flora jonë kemi shumë bimë që përdoren prej kohësh si substanca të rëndësishme mjekësore.

Atropa belladonna një bimë e cila rritet në Mesdhe (familja Solanaceae),në të gjitha pjesët e saj përmban alkaloidin Atropin(dhe në sasi më të vogël Scopolamin). Që në kohër antike është ditur veprimi i drogës,është përdorur për zgjerimin e pupilave në formë të pikave pëe sy për të shtuar atraktivitetin e grave të bukura. Në shekullin e XIX i njihet edhe struktura e saj kimike dhe sot përdoret si antagonist kompetitivë i receptorëve të acetilkolinës të tipit muskarinik.




            
      Salix alba në lëvoren e saj përmban derivatet të acidit salicilik. Preparatet nga lëvorja e shelgut janë përdorur që nga lashtësia. Në shek. XIX u izolua acidi salicilik. Ky acid i thjeshtë edhe sot pëedoret si externum (veprim keratolitik) mirpo nuk merret më oralisht kundër dhembjeve,reaksioneve inflamatore dhe temperaturës. Acetilimi i acidit acetik në acidin acetil salicilik (Aspirin®) ka përmirësuar marrjen orale.

                   

          


      Colchicum autumnale bënë pjesë në familjen liliace dhe lulëzon nëpër lëdina në verë të vonë/vjeshtë , ndërsa gjethet dhe faroret paraqiten në pranverën e ardhshme. Të gjitha pjesët  e bimës përmbajnë alkaloidin Colchicin. Kjo substancë pengon polimerizimin e tubuleve në mikrotubule të cilat janë përgjegjëse për proceset e lëvizjeve brenda qelizore. Kështu nën ndikimin e Colchicinës makrofagjet dhe neutrofilet humbin aftësinë e transportit brendaqelizor të organeleve qelizore. Colchina e pengon edhe mitozën e cila bllokohet në metafazë (helm i boshtit të ndarjes)
                        

Wednesday, January 15, 2014

Viscum Album

Morfologjia : Është lloj i veshtullës që i takojnë familjes Santalaceae . Është një shkurre gjysëm parazitare pasi që procesin e fotosintezës e kryen vet kurse mineralet dhe ujin e merrë nga nikoqiri.Rritet në kuadër te pemëve si  molla,murrizi,bliri,shelgu dhe plepi dhe varet nga zogjët për të shpërndarë farat e saj. Ka fryta me ngjyrë të bardhë ose të verdhë i cili përmban një farë të rrallë të mbushur më lëng xhelatinoz. Veshtulla është me gjelbërim të përhershëm dhe mban gjethet e gjelbërta edhe gjatë dimrit.

Ekologjia : Edhe pse është bimë parazitare dhe si e tillë varet nga nikoqiri ku paraziton për vlerat ushqyese ajo kryen fotosintezën që nënkupton reduktim të dioksidit të karbonit në natyrë,nuk dëmton pemën ku qëndron si dhe zogjët ushqehen me frytet e saj - manaferrat mirpo është toksike për njerëzit.

Përhapja : Ndryshe quhet edhe veshtulla europiane gjendet sidomos në Britanin e madhe.

Mitologjia : Enigma e bimës Vicum Album ka gjenë gjithmonë mister se si mundet një bimë ta mbajë vetën pa rrënjë, me fruta dhe gjethe të gjelbërta madje edhe gjatë dimrit. Nga shumë popujë është konsideruar si dega e shenjtë.Keltët e konsideronin si çelësi i qiellit dhe bota e krimit, Thor në mitologjinë greke e konsideronte si amulet mbrojtës gjithashtu në mitologjinë greke konsiderohet si simbol i pjellorisë. Edhe sot në shekullin e 21 ende perdoret në Kërshëndella ku lutjet bëhen afër veshtullës dhe kerkohet bekimi i saj mbrojtëse (sidomos në Franc).

Toksiciteti : Nga Vicum album është izoluar Viskumina një lecitinë toksike e cila është një proteinë citotoksike e cila bënë inhibimin e subnjësisë 60S duke e bërë inaktive.Struktura e saj kimike është ë ngjajshme me inhibuesit tjerë ribozomal si ricini dhe abrini.

Përdorimi terapeutik përdoret më shumë në epilepsi sidomos atë të fëmijëve dhe konsiderohet si bari adekuatë për konvulzione si dhe si qetësues në sistemin nervor për të trajtuar histerin,nevralgjin,çrregullimet urinare dhe problemet kardiake që janë të lidhuara me sistemin nervor.
Njihet edhe si agjent cardioaktive që nënkupton përmirsimin e pulsit,dilatimin e enëve të gjakut si dhe ulë presionin e gjakut.Ajo njëkohësisht rregullon kokëdhembjen si dhe marramendjen e shkaktuar nga tensioni i lartë. Mirpo sa i përket evidencës të deritanishme nuk është e qartë se cila formë e e administrimit duhet të përdoret për keto efekte.
Instituti kombëtar i kancerit "HerbMed' e ka cilësuar veshtullën si herb e cila ndihmon në tretjen e ushqimit,shërimin e konstipacionit kronik si dhe mbetet të shihen efektet e saja në fshikëzën e tëmthit qe mendohet qe janë stimuluese. Nga ky institut rekomandohet si bari qe rrit aktivitetin e metabolizmit dhe si "pastrues i gjakut".
50 vitet e fundit rëndësi të madhe i është kushtuar efektit të saj shumë premtues kundër kancerit  sepse mendohet që rritë sistemin imunitar si dhe prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.Ende nuk ka prova të mjaftueshme klinike . Nuk është aprovuar ende nga FNA (Food and drug administration) dhe në shtetë e bashkuara nuk gjendet në shitje as si ekstrakt as në form të manaferrave.
Në evidencat e marra nga www.Naturalstandard.com Viscum Album kategorizohet në shkallën C (evidencë e paqartë mjekësore) për shërimin e : kancerit,hepatitit C,artritit si dhe Hiv-it.
Sot në treg gjendet me emrat : ABNOBAviscum®,, Helixor®, Iscador® , Isorel®, Lektinol®, Lignum crusis (Latin)Mistelsenker, 



Efektet anësore Te personat hipersensitiv alergji në formë të urticaries dhe vasculitit, probleme gastrointestinale (diare, vjellje etj), nocturi – rritje e frekuencës së urinimit, paraqet halucinacione, marramedje, dhimbje të nyjeve dhe eshtrave, është raportuar hepatiti në përdorimin e kësaj bime si dhe dëmtim i enzimave të mëlqisë në doza të mëdha.
Referencat :
 D. Zuber (2004). Biological flora of Central Europe: Viscum album L. Flora 199, 181-203
Ramm, H., Urech, K., Scheibler, M. & Grazi, G. (2000). Cultivation and development of Viscum album. In: Mistletoe: The Genus Viscum, ed. A. Bussing. Harëood Academic Publishers.
Becker, H. (2000). European mistletoe - taxonomy, host trees, parts used, physiology. In: Mistletoe: The GenusViscum, ed. A. Bussing. Harëood Academic Publishers.
Bown, D. (2008). The Royal Horticultural Society Encyclopedia of Herbs & Their Uses. Dorling Kindersley, London.
Cooper, M.R. and Johnson, A.W. (1998). Poisonous Plants and Fungi in Britain: Animal and Human Poisoning. 2nd Ed. The Stationery Office, London.
Cooper, M.R., Johnson, A.W. & Dauncey, E.A. (2003). Poisonous Plants and Fungi: An Illustrated Guide. 2nd Ed. The Stationery Office, London.
Duke, J.A. (2001). Handbook of Medicinal Plants. CRC Press, Boca Raton and London.
Kirkup, D.W., Polhill, R.M. & Wiens, D. (2000). Viscum in the context of its family Viscaceae and its diversity in Africa. In:Mistletoe: The Genus Viscum, ed. A. Bussing. Harëood Academic Publishers.
The Golden Bough. (a newsletter to foster the biosystematics of Loranthaceae and Viscaceae). Royal Botanic Gardens, Kew.

National Cancer Institute Web site. Mistletoe extracts (PDQ®), March 2012. Accessed at http://www.cancer.gov/cancertopics/pdq/cam/mistletoe/HealthProfessional on August 3, 2012.