Total Pageviews

Wednesday, April 30, 2014

Analgjetikët anti-inflamator josteroidal

Grupi më i rëndësishëm i barnave për trajtimin e dhembjeve-analgjetike , proceseve inflamatore-antiflogistik si dhe për trajtimin e zjarrmive -antipiretik. Inhibojnë në mënyrë reversibilë cikooksigjenazat (COX-1 dhe COX-2). Ciklooksigjenazat janë enzima të lokalizuara në retikulumin endoplazmatik të cilat formojnë acidin arahidonik na ku fillon krijimi pastaj i substancave me veprim lokal si : prostaglandinat, tromboksanet dhe prostaciklinat.
ASPIRINA (acidi acetilsalicilik)

Aspirina ka veprim potent antipiretik,analgjetik dhe antiflogistik si ka veprimë në agregimin e trombociteve. Bënë frenim ireverzibil të ciklooksigjenazave dhe rrjedhimisht  inhibon sintezën e mediatorëve kimik të inflamacionit. Është edhe frenues i agregimin të trombociteve (tableta 30,50,100 mg psh për profilaksen e re-infarktit).
Veprimi i saj varet nga doza si: 
  • efekt antiagregor (100-300 mg/ditë) 
  • efekt antipiretik (300-500 mg/ditë) 
  • doza më të larta ka efekt anti-inflamator.

DERIVATET E ACIDIT PROPIONIK : Ibuprofen, Naproksen, Ketoprofen
 











Përdoret çdo 6-8 orë preferohet me ushqim si dhe doza maksimale ditore është 2.4 gram. Duhet t`i shmangen përdorimit të tyre personat me probleme homostatike dhe me histori të hipersenzitivitetit në aspirinë.

DERIVATET E ACIDIT ARILACETIK : Diklofenaku, Aceklofenak, Bufeksamak,   Ketorolak
  DIKLOFENAK , VOLTAREN®, oral,parenteral,lokal në formë të kremave ose si fllaster.












Inhibon në mënyrë reversibile ciklooksigjenazën. Është bari më potent në këtë grupi dhe më i përdoruri në Europë . Përdoret për trajtimin afatgjatë të osteoartritit, trajtim afatshkur të dhembjeve akute muskuloskeletore, dhimbjeve postoperative dhe dismonorresë primare.

DERIVATET E ACIDIT INDOLACETIK : Indometacina,Sulindaku, Etodolaku.
Perdoren më rrallë për shkatë të  toksicitetit që kanë. Gjejnë përdorim te trajtimi i sëmundjeve reumatizmale.

DERIVATET E PARA-AMINOFENOLIT  hynë : Paracetamoli
PARACETAMOL , BEN-U-RON®,MEXALEN®, TYLENOL®,SARIDON® i kombinuar











Ndryshe quhet edhe Acetaminofeni që është ndër antipiretikët më të përdorur sot.Ka veprim analgjetik dhe antipiretik ndërsa i mungojnë veprimi antiflogistik dhe antiagregator.
Doza individuale : 500-1000 mg.
Pasi i mungojnë efektet anësore është shumë i mirë edhe te të sëmurët me ulçerë gastroduodenale,si dhe te personat që kanë tendencë për gjakosje. Gjithashtu është bari i zgjedhur tek fëmijët me infeksione virale dhe te gratë shtatzëna.

Kujdes: I përdorur me pije alkoolike madje vetëm 10 tableta 500mg mund të jenë vdekjepruse!

Monday, April 21, 2014

Barnat kunder ulçerës gastrike - Largimi i H.pylorit


Helicobacter pylori është një bakterie e cila hynë në organizëm përmes ushqimit apo ujit dhe pas disa viteve mund të shkaktojnë ulçera si dhe mos shërimi i saj mund të jap edhe kancer të lukthit.

Infeksioni me H.pylori është mjaft i zakonshëm,rreth 2/3 e popullsisë së paku një herë e kanë këtë infeksion. Për shumicën e njerëzve nuk shkaktonë ulçerë apo ndonjë simptomë tjetër.
 
Acidi klorhidrik dhe lëngut gastrik sjell zvogëlim të faktorëve mbrojtës ku edhe paraqitet ulçerës peptike. Qasja terapeutike bëhet duke:

·        Dobësuar forcat agresive përmes barna që e ulin aciditetin
·        Rritja e forcave mbrojtëse përmes barnave mukozëmbrojtës
·        Largimi i Helicobacter pylori.


Sipas mekanizmit të veprimit barnat që përdoren për trajtim janë:
Neutralizuesit e acidit gastrik : Antacidet
Më të zakonshmet hidroksidi i magnezit  Mg(OH)2 ,hidroksidi i aluminit Al(OH)3 si dhe bikarbonati i natriumit apo soda e bukës NaHCO3
Efektet anësore : Për Mg(OH)2 është diarea, për Al(OH)3 është konstipacioni kurse NaHCO3 pasi që absorbohet mund të shkaktoj alkalozë si dhe retencion të Na.

Inhibuesit e sekretimit të acidit gastrik
Bllokuesit e receptorëve H2 histaminik ku hynë: Cimetidina,Rantidina,Famotidina dhe Nizatidina
Inhibuesit e pompës protonike (IPP) ku hynë: Omeprazoli, Esomeprazoli, Lansoprazoli, Pantoprazoli dhe Rabeprazoli. Janë barnat më efektive që aktivizohen në ambient acidik. Inhibues ireverzibil per pompën protonike H+ ,K+-ATP-azën, prandaj edhe grupi më i rëndësishëm.

Omeprazol : Losec® tableta 20mg që përdoren 2 x 1 në ditë ose 40mg 1 x 1 në dite.


Esomeprazol : Nexium® tableta gastrorezistente 20 dhe 40 mg
Lansoprazol , Agopton® 


Pentoprazol, Pantoloc® ,Zurcal® , Helipac® kombinim me amoksicilinen dhe klaritomicinen.
Rabeprazol-Na , Pariet® , 10 dhe 20 mg tableta.

Barnat mbrojtëse të mukozës janë: Sukralfati, analogët e prostaglandinave që inhibojnë sekretimin e HCl psh. Misoprostoli dhe kripërat e bismutit koloidal

Antimikrobikët për laegimin e H.pylorit : Amoksicilina ,Klaritomicina , Metronidazoli

Regjimi terapeutik mund të jetë triplet : një inhibues i pompës protonike,Klaritomicinës dhe Amoksicilinës ose Metronidazolit. Ose regjimi kuadriplet ku kemi dhënjen e Bizmutit, një IPP , Metronidazol si dhe bari i katërt Amoksicilina,Klaritromicina ose Tetraciklina. Shembull i një kombinimi të terapisë 7 ditore mund të jetë :
                            Omeprazol 20mg 2x1
                            Metronidazol 400mg 2x1
                            Klaritromicinë 250mg 2x1