Total Pageviews

Thursday, September 17, 2015

Gluteni dhe intoleranca ndaj tij

Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë, thekër, elb dhe në drithëra. Roli i tij përveç vlerave ushqyese si proteinë qëndron edhe në vetit ngjitëse që i posedon ( gluten latinisht ngjitës) . Gluteni mirret si faktori kryesorë që tregon cilësin e brumit, duke i dhënë atij elasticitet, vizkozitet dhe kohezion. 


Sensitiviteti : vlerësohet të jetë në 6% të popullsisë .
9 nga 10 persona nuk janë fare në dijeni se kanë mos tolerancë ndaj glutenit. 

Kjo ndodhë si pasojë e përdorimit të tepërt të tij jo vetëm në produktet të cilat i konsumojmë në përditshmër si buka, pastat, corn flakes etj , por edhe në ato të cilat nuk pritet të kenë prezencë të glutenit psh. në buzëkuqë, në suplemente e ndryshme me vitamina dhe minerale, pomfrita, në produktet si zëvendësues të mishit si hamburgerët vegjetarian etj.

Kurse njerëzit që kanë jotolerancë gjenetike ndaj glutenit ku vlersohet se paraqitet në 1% të popullsisë diagnostifikohen me sëmundjen celiakia që sipas gasteroenterologëve sot kemi rritje të kësaj sëmundje për 4.5 herë.

Simptomet: dëmtimet në traktin gastrointestinal që manifestohet me humbje peshe si pasojnë e malabsorbimit, gjakderdhje, ndonjëherë edhe diare. Në fëmijë malabsorbimi mund të ndikoj edhe në rritje dhe zhvillimi.  Jotoleranca në gluten shkakton edhe sëmundjet autoimune si diabetin e tipit 1, lupusin eritematoz, çrregullimet në gjëndrrën tiroide etj.

Terapia : nuk ka shërim për sëmundjen celiake mirpo mund të kontrrollohen simptomet si dhe problemet duke e përdorur një diet strikte të ushqimit pa gluten.

Për më shumë rreth ushqimit pa gluten:
  1. http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/celiac-disease/basics/lifestyle-home-remedies/con-20030410
  2.  https://www.coeliac.org.uk/gluten-free-diet-and-lifestyle/gf-diet/
  3.  http://www.glutenfreedietfoods.com/food_list.html

Monday, September 14, 2015

Isoflavonet

Isoflavonet janë komponime polifenolike që gjenden në bimë dhe në organizem tregojnë aktivitet estrogjenik prandaj edhe hynë në klasën e Fitoestrogjeneve .
Produkte të pasura me isoflavone janë familja Trifolium pratense ku hynë : Soja dhe produktet e saj si dhe Tërfilli. Gjenden sasi të konsideruar edhe në farat e lirit, drithërave, pemëve dhe perimeve. Rekomandohet marrja 40-50 mg/ditë.




Veprimi i tyre në organizëm : është si modulator selektiv të receptorëve estrogjenik si dhe kanë efekt antioksidativ duke e mbrojtur organizmin nga radikalet e lira.Receptorët estrogjenik janë të pranishëm në organet riprodhuese, në eshtra, mëlçi, zemër dhe tru.

Studimet e tanishme janë të fokusuara rreth selektivitetit të fitoestrogjeneve sepse efekti i tyre anti-estrogjenik në organet riprodhuese mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancereve "hormon-dependent" (ku hynë i gjirit,mitrës dhe prostatës) , ndërsa efekti estrogjenik ndihmonë në ruajtjen e dendësisë së eshtrave dhe rregullojnë pasqyren e gjakut.


Prandaj indikacionet e mundëshme janë : Në uljen e LDL-kolesterinës (e autorizuar nga FDA), efekt antioksidativ, dilatim të enëve të kalcifikuara të gjakut, reduktim të çrregullimeve të kushtëzuara nga menopauza ku hynë valët e nxehtësisë, çrregullimet e gjumit, atrofia e sistemit urogjenital si dhe osteoporoza.


Testet klinike deri më tani ofrojnë prova për rolin mbrojtës të produkteve të sojës kundër kancerit të gjirit, të zorrës se trashë , mushkrive , stomakut dhe prostatës.


Te kanceri i gjirit : kanë efekt në zgjatje sinjifikante të fazës folikulare në ciklin menstrual, kjo shihet në popujt Aziatik ku psh. te japonezet cikli menstrual është 2-3 ditë më i gjatë sesa në Europë dhe SHBA . Për faktin se shpejtësia e ndarjes së qelizave në gjëndrrat e gjinjëve gjatë fazës folikulare është rreth 4 herë më e vogël se në fazën tjetër të ciklit menstrual pritet një rrezik më i vogël i paraqitjes së kancerit të gjirit.